Ja nje kompani qe s’ka per t’bere hajer per nje kohe te gjate!
Mbaj mend para nja 1 viti, me thot nje shoku im qe do investonte tek aksionet e kompanise Ford sepse ishin nja $9/per aksion, edhe me ulet se kaq s’kishte qene ndonjehere. Pavaresisht se s’ja kam idene shume investimeve, duke e pare me syte e marketeri, i thash: “Mos e bli se s’ka per te shkuar kerrkund per nje kohe te gjate!” Marka Ford ka kohe qe shoqerohet nga nje perceptim negativ nga publiku. Atehere si c’vlere kane aksjonet e nje kompanie, kur produktet e saj jane gjithnje ne renie?
Sot, rastesisht pash ne lajmet e CNN qe Allen Mullay, drejtori ekzekutiv i Ford, per vitin 2006 eshte paguar mbi $28 milion. U shastisa! Nje kompani qe per vitin 2006:
- deklaron gati 13 miljard dollar humbje
- do mbylli 14 fabrika
- do heqi nga puna 44000 punetore
…paguan drejtorin 28 milion dhe i jep nje bonus me vlere 175% te asaj te caktuar ne kontrate, ose s’eshte ne terezi, ose drejtohet nga haiduter.
Nga ana e marketingut ka shkaterruar nje pjese te mire te markave qe ka blere. Pas blerjes se Jaguar, hodhi ne treg nje makine te cilen e cilesoi “Jaguari i masave.” Fillimisht pati shume sukses, se kush s’do te blej nje Jaguar te lire, por kjo e gerryu ne kulm vleren e markes Jaguar — gje qe ka ndikuar rende. Le pastaj Volvo — gjynah, me pelqente shume para se ta gllaberonte Ford.
Disa korrigjime: Marka Ford nuk shoqerohet me perceptim negative nga publiku. Por nje pjese e publikut (me te drejte) i konsideron disa nga markat japoneze si me te cilesore.
Jaguar perpara se t’a merrte Ford, pavaresisht se kishte emrin si makine luksoze, ka qene pleh nga cilesia.
Problemi i Ford qendron qe nuk ka ecur me kohen dhe nuk ka qen ne gjendje qe te parashikoj shijet e njerzve. Plus kualiteti i dobet i makinave te tyre qe..
Kjo ka cuar ne vendime te keqia dhe sidomos me hyrjen e makinave japoneze slogani i vetem qe i ecte Ford ishte “buy american” dhe me kete sulmonte duke u perpjekur te prekte ndergjegjen e americaneve.