Mjaft! dhe belaja me udheheqesit Superstar

Po lexoja artikullin “Veliaj: Do te shporrim te vjetrit….” tek Peshku Pa Uje dhe nuk me cuditi fakti qe nje pjese e madhe e pytjeve kane te bejne me Mjaft-in e tanishem.    Madje edhe kur Erioni i pergjigjet gazetarit duke i thene ti drejtoj pyetjet Elises edhe Leartit (qe jane nder udheheqesit e ri te organizates,) gazetari e injoron krejtesisht pergjigjen edhe vazhdon me pytjet vijuese rreth te njejtes teme.

Per Erionin kam respekt.  Eshte teper karizmatik, i guximshem dhe orator i vertete.  E keqja eshte qe duke pasur keto lloj virtytesh nuk eshte e veshtire te gjesh veten gjithmon me flamur ne dore duke udhehequr.  Pse eshte e keqe?  Sepse udheheqesi “Superstar” nuk le pas protezhe.  Pra te kesh nje udheheqes Superstar eshte gje e mire per nje organizate, per nje periudhe afat-shkurter, por eshte gje teper e keqe ne nje periudhe afat-gjate.  Shembuj te tille udheheqesish karizmatik qe krijojne pothuajse nje ndjekje tip kulti ka plot.  Jack Welsh i GE.  I cilesuar edhe si manaxheri i shekullit nga nje reviste.  Qe nga ikja dalja ne pension e Welsh, GE vazhdon pikjaten e gjate dhe te dhimbshme — edhe zor se ka per ta marr veten per nje periudhe te gjate.  Nje shembull tjeter eshte Lee Iacoca i Chrystler, qe ne fund te viteve 70 e ktheu kompanine ne nje nga me te pelqyerat.  Sapo doli ne pension, Chrystler ka rreth 25 vjet qe nuk po merr dot veten.  E gjitha kjo, sepse keta dy Superstar, si shume te tjere te sojit te tyre, harruan te kujdeseshin per vazhdimesine e organizatave qe udhehiqnin.

Te njejten gje vej re tek Mjaft-i i tanishem.  Ne vend qe Erjoni te ishte i Mjaftit, Mjafti ishte i Erjonit.  Ashtu sic edhe GE ishte e Welsh-it apo Chrystler i Iacoca’s.   Me ikjen e Erionit dhe grupit themelues (Arbri, Endri ..etj), Mjaft mbetet si ajo lodra pa zot, e lene ne cep te rruges.

Prandaj edhe gazetari pyet Erjonin per Mjaftin, sepse Mjafti ne syte e publikut nuk eshte organizate qe udhehiqet nga Elisa apo Learti, por eshte pjese e Erjonit.  Prandaj edhe sot e kesaj dite, gazetaret e biznesit jane me te interesuar te dijne se c’mendon Jack Welsh per drejtimin e GE, sesa c’mendon drejtuesi i tanishem i GE rreth kompanise se tij.

Kam frike se e njejta gje po ndodh edhe me G99.  Shpesh here degjoj ti referohen si partija e Erjon Veliaj-t.   Ne Shqiperi jemi mesuar me idhuj e kulte, qe nga Enver Hoxha, e deri tek kulti i demokrateve rreth Sales, apo i socialisteve rreth Nanos.  Prandaj edhe partive u referohet me “partia e Ilir Metes, ..apo partia e Sali Berishes.”  Sepse nuk jane parti te ndertuara ne ide, por ne kulte individesh.  Dhe cdo gje qe ndertohet mbi nje kult individi, vdes bashk me individin.  Prandaj edhe diktaturat e kane te veshtire te mbijetojne pas vdekjes se idhullit.

Shpresoj qe se shpejti te shoh individe te tjere karizmatik te marrin fjalen per G99 ne krah me Erjonin, nese kjo parti vertet do te jete aq revolucionare sa c’po reklamon veten.

4 Pergjigje to “Mjaft! dhe belaja me udheheqesit Superstar”

  1. E ka thënë dikush njëherë një llaf me vend: Udhëheqës i mirë është ai që nuk bëhet i pazëvendësueshëm. Kështu që e shoh shumë të goditur vërejtjen tuaj.

  2. Pikes i ke rene.
    “Kam frike se e njejta gje po ndodh edhe me G99. Shpesh here degjoj ti referohen si partija e Erjon Veliaj-t. Ne Shqiperi jemi mesuar me idhuj e kulte, qe nga Enver Hoxha, e deri tek kulti i demokrateve rreth Sales, apo i socialisteve rreth Nanos. Prandaj edhe partive u referohet me “partia e Ilir Metes, ..apo partia e Sali Berishes.” Sepse nuk jane parti te ndertuara ne ide, por ne kulte individesh. Dhe cdo gje qe ndertohet mbi nje kult individi, vdes bashk me individin. Prandaj edhe diktaturat e kane te veshtire te mbijetojne pas vdekjes se idhullit.”

  3. J, e ka thene Jim Collins te libri “Good to Great!” …qe t’gjith duhet ta lexojn — t’pakten kapitullin 4 qe flet per udheheqesit.

  4. Te njejten gje duhet pritur edhe me rastin e ikjes se Bill Gejts nga Microsoft. Kushdo qe te marre kreun e MS, prape Gejts do te mbetet “baba” i kesaj kompanie. Tash te presim nese do te kete fatin e njejte sikurse te GE. Mirepo, ne kompani te tjera mungesa e nje udheheqesi Superstar ndikon ne rentabilitetin afatgjate te saj. Cfare do te ndodhte nese CEO i kompanise te nderrohej disa here brenda vitit? Secili me politika te veta, stile menaxhimi te veta… Pra, nuk jam i mendimit qe gjithmone te jete ashtu. Kompania e suksesshme duhet te identifikohet me njerez te suksesshem, dhe aq me shume me “kapo” te suksesshem.

    Kjo ceshtje eshte akoma me e theksuar te bizneset e vogla, pasiqe zakonisht themi: do shkoj te blej qofte “te daja”, buke “te teta Lira” etj.

Pergjigju